
Sergi Busquets ka konfirmuar se e ardhmja e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie do të jetë te Barcelona.
Futbollisti i kombëtares spanjolle, gjatë një interviste, bëri të ditur se mesfushori nga Bregu i Fildishtë do ta kryejë transferimin në fund të sezonit aktual.
Franck është një lojtar i fortë fizikisht. Ai është lloji i lojtarit që humbet pak topa. Di të vendoset në lojë. Për këtë jam i sigurt se do të jetë një përforcim i mirë për ne.
Kessié do të na ndihmojë. Ai do të duhet të përshtatet me lojën e Xavi. Trajneri e pa atë dhe pranoi ta nënshkruante, kështu që jam i lumtur që Barça po bën nënshkrime dhe lojtarët duan të arrijnë këtu.
Kessie refuzoi të rinovonte me Milan dhe nënshkroi marrëveshje 4-vjeçare me Barcelonën dhe tashmë ka kaluar edhe testet mjekësore me gjigantët e La Ligës.
25-vjeçari iu bashkua Milanit nga Atalanta në vitin 2019 për një shumë prej 24 milionë euro. Ai ka shënuar 36 gola në 214 ndeshje me fanellën kuqezi.



