
Spekullimet e fundit në lidhje me merkaton e Barcelonës janë dukshëm në favor të kanalanasve . Flitet për Joao Cancelon dhe Bernardo Silvan , dy lojtare shume kualitativ të Manchester City-t që në orët e fundit kanë deklaruar se kërkojnë të transferohen në ‘’ Camp Nou ‘’. Me të marrë këtë lajm traineri Ronald Koeman është treguar shumë mikpritës dhe e ka dhënë ‘’ Ok ‘’ e menjëhershme për luzitanët sepse tashmë nuk hyjnë në planet e Pep Guardiolas .
Me këto dy komponentë gjërat do të lehtësoheshin sepse siç dihet ‘’ Blaugranët ‘’ nuk kanë gjetur garancinë e duhur në sezonin e shkuar dhe besojnë fort se merkatoja e verës do t’ia mbyllë përfundmisht këtë cikël të zi në histori.
Lojtarët në fjalë do ta finalizojnë kontratën me ‘’ The Citiziens ‘’ respektivisht në 2022 dhe 2023- shin dhe transferimi në Katalunjë ndoshta do të mbushte boshllëkun e Ousmane Dembeles dhe Sergi Roberto të cilët kanë një opsion shumë interesant për të ardhmen sepse pretendohen me ngulm nga Manchester City i Pep Guardiolas , histori që nëse do ta ketë fundin e lumtur do të shëndërrohej në një ndër shkëmbimet më interesantë të merkatos verore .
Të dyja këto skuadra do të dilnin të fituara sepse lojtarët në fjalë i kanë treguar cilësitë e tyre dhe me shumë meritë kanë arritur në këtë stad në karrierë .
Joao Cancelo është një mbrojtës shumë efikas dhe me siguri mund ti shërbente mbarëvajtjes së ‘’ Los Cules ‘’ në sezonin vijues , ndërsa për Bernardo Silvan nuk ka nevojë për koment sepse kreativiteti i tij do të ishte një plus për repartin e avancuar për të rritur rrezikshmërinë.



