Kategoria Superiore/ Çani i jep tre pikë të arta Partizanit, "Demat" mposhtin Flamurtarin në “Selman Stermasi” (VIDEO)

Kategoria Superiore/ Çani i jep tre pikë të arta Partizanit, "Demat" mposhtin Flamurtarin në “Selman Stermasi” (VIDEO)

Është Partizani fituesi i super sfides së javës së 26-të të Kategorisë Superiore duke mundur në “Selman Stermasi” ekipin e Flamurtarit.

Një tre pikësh me shumë vlera për ekipin e drejtuar nga trajneri, Klevis Dalipi, të cilët triumfuan përballë një kundërshtari direkt për Kupat e Europës duke e lënë pas në renditje.

Nje 90 minutesh i dominuar totalisht nga ana e 15 here kampioneve te vendit te cilet perveçse fitores dhuruan dhe nje futboll mjaft te bukur.

Eshte Partizani fituesi i super sfides se javes se 26-te te Kategorise Superiore duke mundur ne “Selman Stermasi” ekipin e Flamurtarit.

Nje tre pikesh me shume vlera per ekipin e drejtuar nga trajneri, Klevis Dalipi, te cilet triumfuan perballe nje kundershtari direkt per Kupat e Europes duke e lene pas ne renditje.

Nje 90 minutesh i dominuar totalisht nga ana e 15 here kampioneve te vendit te cilet perveçse fitores dhuruan dhe nje futboll mjaft te bukur.

Heroi i te kuqve ne kete takim ishte sulmuesi, Edgar Çani, i cili pas nje periudhe te gjate demtimi u rikthye ne menyre spektakolare duke i dhuruar fitoren skuadres se Partizanit.

Nje gol mjaft i bukur nga sulmuesi i kuq ne minuten e 53-te te takimit duke fituar duelet me mbrojtesit vlonjat dhe me koke e dergon topin ne fund te rrjetes duke ngritur ne peshe tifozerine e Partizanit.

Me kete sukses Partizani renditet ne vendin e katert ne tabelen e klasifikimit me 39 pike te grumbulluara, ndersa Flamurtari pozicionohet ne vendin e gjashte me 39 pike.

Goli i shenuar nga Edgar Çani

Ndërsa Kukësi është rikthyer tek fitorja në javën e 26-te të Kategorise Superiore duke mundur ne “Zeqir Ymeri” skuadren e Vllaznise, ndeshje që është luajtur në mesditë.

Kjo ishte nje fitore e paster per kampionet e Shqiperise, me shifrat 2-0 duke marre tre pike mjaft te rendesishme.

Golin e pare per vendasit e shenoi qender mbrojtesi, Ylli Shameti, ne minuten e 34-te duke e mbyllur pjesen e pare me rezultatin 1-0

Goli i dytre do te vinte ne minuten e 63-te me ane te mesfushorit, Besar Musolli, qe realizoi ne ndeshjen e tij te 200 me fanellen e Kukesit.

Me kete fitore Kukesi mban vendin e dyte ne tabelen e klasifikimit me 45 pike te grumbulluara, ndersa Vllaznia mbetet ne vendin e tete me 27 pike duke renduar dhe me shume pozitat e saj per te mbijetuar ne Superiore.

Rezultatet e javes se 26-te  

Skenderbeu 2-1 Luftetari

Partizani 1-0 Flamurtari

Kukesi 2-0 Vllaznia

Lushnja 2-3 Teuta

Laçi 2-0 Kamza

Goli i shenuar nga Çani

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy