Thiago Alcantara është tërhequr nga futbolli i luajtur. Mesfushori ishte pjesë e Liverpool në sezonin e fundit, por pas përfundimit të kontratës, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.
Një vendim i papritur nga lojtari spanjoll, në një kohë kur interesimet për të ishin të shumta.

Alcantara në karrierën e tij ka fituar 2 Champions League, 2 Botërore Klubesh, 7 Bundesliga, 4 La Liga, 4 Kupa të Gjermanisë, 3 Superkupa të Europës, 1 FA Cup, 2 Copa del Rey, 2 Superkupa të Spanjës, 2 Superkupa të Gjermanisë dhe 1 Carabao Cup.



