Juventus e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën në Champions League pasi kampionët e Italisë në ndeshjen hapëse të kompeticionit fituan 0-2 kundër Dinamo Kiev.
Në këtë takim që kishte 21 mijë tifozë autori i dy golave ishte Alvaro Morata. Spanjolli realizoi njëherë në fillimin e pjesës së dytë dhe në fundin e kohës së rregullt.
Ndërkohë ndeshja tjetër e orës 18:55 mes Zenit-it dhe Club Brugge ka përfunduar me rezultatin 1-2. Ndeshjen e vendosi një gol i Keteleare në minutën e 93.



