Rangers i shpall luftë Barcelonës

Rangers i shpall luftë Barcelonës

Problemet e hasura  tek Paris St Germain ia kanë shtuar pretendentët mesfushorit Xavi Simons .  Hollandezi prej kohësh ndiqet  nga Barcelona , ekip në të cilin u aktivizua në kategoritë inferiore dhe shumë shpejt talenti i tij mori vlerësimin e Paris St Germain , drejtuesit e të cilit i hapën dyert e ‘’ Parque de Princes ‘’ .

Por rikthimi i Xavi Hernandez në Katalunjë ka ringjallur interesin e  ‘’ Blaugranëve ‘’ për talentin e lindur në Amsterdam të cilët duhet të masin forcat me gjigandët e Skocisë Glasgow Rangers .

Pavarësisht talentit të padiskutueshëm , eksperienca tek ‘’ Les Pariziens ‘’ nuk po vijon me ritmin e duhur sepse akoma nuk e ka bindur Mauricio Pochettinon për ta bërë pjesë të 11-shes së formuar nga lojtarët më të mirë në planet ku spikat treshja magjike  Messi-Neymar -Mbappe. Me vetëm 18 vite mbi supe dhe duke patur parasysh kërkesën e llogarisë tek ish kampionët e Ligue 1 , gjëra të tilla janë normale për një lojtar që ka hedhur hapat e parë drejt suksesit . 

Skocezët të lideruar nga ish mbrojtësi i ‘’ Tulipanëve ‘’ Giovanni Van Bronckhorst janë impenjuar maksimalisht në këtë çështje  dhe sipas ‘ Sport ‘ kanë trokitur në derën e kryeqytetasve për të njohur me detaje  situatën e Xavi Simons, fakt që ka penguar disi planet e ‘’ Los Cules ‘’ për të firmosur me ishi-n e tyre .

Fakti se  flitet për Paris St Germain , situata e tij pritet të analizohet seriozisht  për të evituar  ndonjë gabim  për të cilin mund të pendohen në të ardhmen .

Loja e tij konsiderohet ideale për kampionatin skocez por lufta e bardhekaltërve parashikohet shumë e ashpër sepse nga një anë është Barcelona dhe në tjetrën Paris St Germain , skuadër që mund të ndryshojë mendje nëse rendimenti i Xavi Simons e bind ish trainerin e Tottenham Hotspurit për ti dhënë një shans si titullar .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy