Kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio, i është përgjigjur trajnerit Xhani De Biazi pas “kërcënimit” që ky i fundit i bëri Italisë për vendin e dytë në Grupin G për eliminatoret e Botërorit 2018. Në një pronocim për “Sportmediasset” Tavekio tha se do të bëjnë të pamundurën që t’ia mbyllim gojën De Biazit.



