Real Madridi , ofertë për Chukwezen

Real Madridi , ofertë për Chukwezen

  Me vetëm Karim Benzeman në majën e sulmit , drejtuesit e Real Madridit kanë filluar prej kohësh të mendojnë për një tjetër element në këtë repart , duke qenë se francezi është drejt metrave të fundit në karrierë .

‘’ Galaktikët ‘’ kanë preferuar të kërkojnë në Primera Division , të cilët vijojnë të impresionuar nga rendimenti i Samu Chukwezes.

Sipas ‘ Marcas ‘ Florentino Perezi nuk e përjashton këtë mundësi dhe thuhet se mund të ofrojë 50 milionë euro për golashënuesin e Villarealit , karriera e të cilit do të ndryshonte përmbajtje.

Ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të tjera , parashikohet një rivalitet i ashpër deri në fund pasi kryeqytetasit do të përballen me Liverpoolin , West Hamin , Evertonin dhe Arsenalin.

Sakrificat e 23 vjeçarit tashmë janë shpërblyer por mbetet për tu parë sesi do të reagojnë drejtuesit e ekipit nga Castellon , për arsye të rëndësisë së Samu Chukwezes në 11-shen e Quique Setien. 

Nëse do të transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, për të do të jetë jo vetëm një hap shumë i suksesshëm në aspektin sportiv , por edhe në atë ekonomik , pasi ‘’ Los Merengues ‘’ shquhen si një ndër klubet më të pasur të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy