Real Madridi si gjithmonë pritet të jetë një ndër protagonistët e merkatos vijuese ku do të tentohet fuqizimi i disa pozicioneve që nuk e kanë bindur Carlo Ancelottin . Krahu i djathtë i mbrojtjes vijon ta mërzisë italianin sepse Dani Carvajal dhe Ferland Mendy kanë zhgënjyer për shkak të problemeve fizike dhe ‘’ Galaktikët ‘’ po e vuajnë shumë këtë situatë.
Me pak alternativa , ishi i Milanit dëshiron të evitojë çdo përkeqësim , sidomos tani që spanjollët po mundohen të rifitojnë vlerat e humbura , rrugë që parashikohet shumë e gjatë.
Fran Garcia dhe Juan Foyth kanë marrë vlerësimin maksimal të Carlo Ancelottit, lojtarë që mbrojnë ngjyrat e Rayo Vallecanos dhe Villarealit. Për fatin e tyre , drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ zotërojnë informacione shpresëdhënëse dhe puna për ta është lehtësuar disi .
Fran Garcia e ka gëzuar pa masë Andoni Iraolan dhe Real Madridi zotëron 50 % të kartonit të spanjollit , fakt që e afron me ‘’ Santiago Bernabeun ‘’, ndërsa argjentinasi ka treguar se është një mur i vështirë për tu kaluar tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ dhe ka fituar shumë kredite për një të ardhme ndryshe .
24 vjeçari është shumë i eksperimentuar dhe mund të aktivizohet në disa pozicione pa mënjanuar njohuritë mbi La Ligan dhe sidomos Real Madridin me të cilin është përballur në disa raste .
Duhet marrë parasysh edhe reagimi i drejtuesve respektivë sepse Fran Garcia dhe Juan Foyth i kanë shtuar vlerat e skuadrave në fjalë por kryeqytetasit historikisht janë shquar si një ekip i vështirë për tu refuzuar , fakt që i mban të ndezura shpresat për një akord të mundshëm .



