Real Madrid, insiston për Franco Mastantuono

Real Madrid, insiston për Franco Mastantuono

 Edhe pse Kylian Mbappe dhe Alphonso Davies janë një prioritet për presidentin Florentino Perez gjatë merkatos së verës, tek Real Madridi po punohet intensivisht për të përmirësuar çdo pozicion.

Si në çdo periudhë transferimesh, drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ do ti kalojnë kufinjtë pasi siç dihet në Argjentinë aktivizohen disa lojtarë të cilët vijojnë ta impresionojnë zbuluesin e talentëve Juni Calafat.

Franco Mastantuono është një ndër to, pjesë e River Plates.

16 vjeçari po avancon me hapa galopantë dhe ecuria e deritanishme evidenton se mund të ketë shumë shpejt shansin për të treguar aftësitë në kontinentin e vjetër.

Por kryeqytetasit janë të ndërgjegjshëm se s’do ta kenë të lehtë për ta transferuar mesfushorin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për arsye të rivalitetit të ashpër.

Drejtuesit e ekipit nga Buenos Airesi i kanë bërë llogaritë dhe synojnë të arkëtojnë 45 milionë euro për Franco Mastantuonon, shifër e cila konsiderohet e ekzagjeruar nga spanjollët dhe do të tentohet reduktimi i saj gjatë negociatave.

Mbetet për tu parë nëse protagonisti i historisë do ti qëndrojë besnik River Plates apo do të nisë eksperiencën e parë në Europë, tek ‘’ Los Blancos ‘’ ose  nëse do të zgjedhë një tjetër destinacion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy