
Barcelona nuk do ta ketë edhe aq të lehtë për të firmosur me Dani Olmon edhe pse zhvilloi një merkato verore shumë të suksesshme.
Pas Bayern Munchen dhe Real Madridit , listës do ti shtohen edhe dy gjigandët e Premier Leagues Manchester United dhe Manchester City.
24 vjeçarit i skadon kontrata me Leipzigun në 30 qershorin e 2024-tës por paraqitjet dinjitoze me gjermanët po i sigurojnë pretendentë me kalimin e kohës, të cilët konsiderohen ndër më të mirët e kontinentit të vjetër.
Problemi që ‘’ Azulgranët ‘’ hasën në të kaluarën lidhej me mospërmbushjen e kërkesave të Leipzigut dhe nëse kjo situatë do të përsëritet në merkaton vijuese , sigurisht do të avantazhonte ekipet e lartpërmendura në një duel i cili parashikohet shumë i luftuar për ishi-n e Dinamo Zagrebit.



