Manchester United, gjen mbrojtës tek Arsenali

Manchester United, gjen mbrojtës tek Arsenali

Përforcimi i prapavijës do të jetë një prioritet për drejtuesit e Manchester United gjatë merkatos së verës.

 ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë patur luhatje referuar këtij reparti në sezonin aktual dhe natyrisht do të tentojnë të bëjnë kthesën gjatë vijuesit. 

Sigurisht tek 20 herë kampionët e Premier Leagues nevojiten prurje cilësore për të evituar në të ardhmen prapakohët në çdo kompeticion. 

Objektivi i rradhës është pjesë e Arsenalit dhe flitet për Ben White. 28 vjeçari e ka treguar në çdo rast se mund të adaptohet në çdo pozicion i cili e ka bërë krenar trainerin Mikel Arteta. 

Por s’do të jetë e lehtë sepse ‘’ Topchinjtë ‘’ janë rivalë direktë në Premier League. 

Vlera e kartonit të anglezit momentalisht i arrin 60 milionë eurot, shifër aspak problematike për xhepat e Avram dhe Joel Glazer por gjithsesi ai që do të vendosë në këtë histori është vetë Ben White. 

Londinezët do të tentojnë të rikuperojnë investimin e bërë në të shkuarën kur e transferuan nga Brighton në ‘’ Emirates ‘’ i cili e përfundon kontratën në 2028-tën. 

Interesi i Manchester United sigurisht analizohet me kujdes nga çdo lojtar duke qenë se mbetet një ndër më të fuqishmit në aspektin ekonomik ndërsa në atë sportiv vijon ende larg në krahasim me të shkuarën. 

Por s’duhen mënjanuar as Manchester City bashkë me Evertonin, klube të cilët do të luftojnë deri në ditën e fundit për të firmosur me ishi-n e Leeds United.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy