
Ish-futbollisti Ermal Tahiri, duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV për dështimin e skuadrave shqiptare në Europë, deklaroi se asnjë nga ekipet nuk ishte gati.
Sipas tij, duhet të bëhet një analizë për problematikat e shfaqura, jo vetëm nga skuadrat që luajtën në Europë, por në të gjitha kampionatin shqiptar.
Tahiri shtroi edhe një pyetje, ku tha se në rast se nuk eliminojmë dot skuadra nga Luksemburgu, Gjeorgjia dhe Moldavia, atëherë me cilat ekipe mund të kemi sukses ne?!
Të gjitha skuadrat duhet të bëjnë analizën e vet. Përpara se të shkosh në Europë, duhet të jenë gati. Asnjë nga skuadrat tona nuk ishte gati. Shijen më të keqe, na i la Laçi. Të gjithë u surprizuam nga pjesa e dytë dhe nga shpërbërja që i bëri ekipi moldav.
Nëse ne nuk fitojmë dot me Luksemburgun, me Gjerogjinë, me Moldavinë, me cilin ekip mund të fitojmë ne?! Këtu bie poshtë edhe kampionati shqiptar. Këto janë ekipet që do na bien në çdo vazo. Problematika duhet parë dhe duhet një analizë, jo vetëm te këto klube, por edhe në gjithë kampionatin shqiptar.



