Trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, foli për MCN TV, pas eliminimit në Kupë nga Partizani.
Tekniku i fierakëve deklaroi se ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe është i lumtur për atë që ekipi i tij tregoi. Mërgjyshi deklaroi se Kupa nuk u neglizhua, por shtoi se objektivi kryesor është kampionati, ku synojnë ngjitjen në Superiore.
Duke iu referuar ndeshjes, kemi bërë mirë, duke ditur edhe gjendjen dhe kontingjentin e Partizanit. E kishin detyrim për ta fituar, pas humbjes me Laçin. Ishin të karikuar, nuk e gjetëm në gjumë. U mbrojtëm mirë, kishim shanset tona. Rezultati 3-1 nuk është real. Pas 2-1, e kishim një mundësi të mirë. Jam i kënaqur me lojën e skuadrës. Diferencën e bën organika. Ndërrimet nga stoli, treguan që Partizani ka dy ekipe të mirë. Në pjesën e dytë ramë fizikisht.
Kupa nuk u neglizhua, por objektivi kryesor është kampionati. Është histori tjetër aty. Do bëjmë maksimumin në çdo ndeshje dhe më pas të shikojmë, duke ditur që “play off” është një mundësi për Superioren. Kam gjetur një skuadër të mirë. Nuk kemi shumë lojtarë në dispozicion.
Kemi marrë tre lojtarë afrikanë dhe mendoj se më ta do jemi më të fortë.



