Dy ndeshjet e pasdites në futbollin shqiptar, luajtur në Tiranë dhe në Vlorë, u mbyllën me 6 gola. Tirana u rikthye te suksesi duke mposhtur 3-0 Vllazninë.
Skuadra bardheblu sot reagoi mirë dhe bindi në “Selman Stermasi”. Kjo fitore u arrit falë golave të Torassa, Ngoo dhe Cale. Ngoo dha dy asiste.
Ndërkohë, Hoxhallari u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.
Partizani, nga ana tjetër, fitoi 2-1 në transfertë përballë Flamurtarit. “Demat e kuq” shënuan të parët me anë të Bitrit (36’), por Souza barazoi shumë shpejt. Pjesa e parë u mbyll 1-1. Në pjesën e dytë, Bardhi shënoi me kokë dhe kaq mjaftoi që Partizani të festonte 3 pikët.



