Interi interesohet për Milenkovic

Interi interesohet për Milenkovic

  Humbja e menjëhershme e terrenit në Itali i ka prodhuar shumë pakënaqësi Interit dhe mbarë tifozerisë zikaltër.

Fitimi i Scudettos nga Milani ka hapur një faqe të re në këtë kampionat por duke qenë se janë rivalët e përjetshëm, këtë episod italianët nuk mund ta harrojnë .

Merkatoja është pas dere dhe në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ kanë filluar tratativat për përforcimin e repartit mbrojtës.

Sipas ‘ Sky Sports ‘ , serbi Nikola Milenkovic është përfshirë në planet e Simone Inzaghit për arsye se prej disa sezonesh ka impresionuar me Fiorentinën dhe në të kaluarin arriti kualifikimin për në Conference League me ‘’ Vjollcët ‘’.

Tek Interi e ardhmja e Milan Skriniar nuk është aspak e sigurtë, sidomos pas interesit të Paris St Germain dhe 24 vjeçari e ka shprehur se nuk dëshiron rinovimin e kontratës me ekipin nga Firence, përtej qershorit të 2023-shit, atëherë kur do ta finalizojë eksperiencën në ‘’ Artemio Franchi ‘’.

Gjatë pesë sezoneve tek Fiorentina , Nikola Milenkovic ka arritur në një tjetër stad në karrierë i cili justifikohet me interesin e ish fituesit të Serisë A dhe një avantazh për nxënësin e  Vincenzo Italianos do të ishte pjesëmarrja në Uefa Champions League , kompeticion që konsiderohet prioritet për çdo lojtar të njohur.

Në sezonin e ri , Interi do të tentojë të zbresë nga froni rivalët e përjetshëm duke mos e shkëputur në asnjë moment vëmëndjen nga turneu më prestigjoz europian për klube dhe merkatoja konsiderohet shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen në të ardhmen dhe fitimin e trofeve me peshë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy