
Duke qenë se ende nuk e ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës, e cila përfundon në 30 qershor, e ardhmja e Adrien Rabiot tek Juventusi mbetet në mëdyshje.
Francezi tashmë pretendohet nga Arsenali, ekip për të cilin prioritet vijon të jetë Declan Rice por nëse nuk do të ketë sukses, 28 vjeçari vlerësohet një opsion ideal nga traineri Mikel Arteta.
Në sezonin vijues ‘’ The Gunners ‘’ do të pretendojnë medoemos fitimin e Premier Leagues dhe gjithashtu kanë prerë biletën për në Champions League , një kompeticion tërheqës për çdo lojtar.
Për sa i përket ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ , drejtuesit po japin maksimumin për të evituar largimin e Adrien Rabiot nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ por kryeqytetasit janë të gatshëm të përfitojnë nga çdo hap fals i torinezëve .



