
Gjatë sezonit aktual shumë lojtarë po befasojnë ekipet e elitës dhe një ndër to është Ederson.
Braziliani i cili aktivizohet me Atalantën nuk i ka shpëtuar fokusit të drejtuesve respektivë dhe tanimë në garë është përfshirë edhe Barcelona.
Në sezonin e parë tek bergamaskët, 24 vjeçari nuk spikati aq sa duhet por tanimë është shëndërruar në një lojtar stabël në skemat e Gian Piero Gasperinit.
Ederson shquhet si tejet efikas në ofensivë dhe gjithashtu i rrezikshëm në duelet një kundra një, prezenca e të cilit në çdo sfidë i ka dhënë epërsi zikaltërve drejt portave kundërshtare.
Kontrata e ishi-t të Salernitanës me ‘’ La Dean ‘’ mbetet e vlefshme deri në 2026-tën dhe vlera e kartonit momentalisht i arrin 20 milionë eurot, shifër e cila parashikohet se do të shënojë rritje me kalimin e kohës.
Me performancat e deritanishme, Atalanta ka dominuar në grupin D të Europa Leagues , skuadër e cila pas katër sfidave renditet e para dhe gjithashtu në Serinë A vijon të jetë e përfshirë në zonën e Europës .
Ecuria shumë e mirë e Ederson përmblidhet në 7 sfida dhe 2 gola deri më tani, pa dyshim një ndër më cilësorët e strategut italian.



