Nuk ka fitues në ndeshjen e parë të kampionatit, Kukësi-Tirana mbyllet në barazim

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë të kampionatit, Kukësi-Tirana mbyllet në barazim

Sfida e parë e kampionatit, mes Kukësit dhe Tiranës, nuk ka prodhuar fitues, teksa është mbyllur në barazim 1-1.

Verilindorët kaluan të parët në avantazh me Klejdi Dacin në minutën e 3-të, ndërsa kampionët në fuqi, barazuan shifrat me Redon Xhixhën në minutën e 57-të.

Vlen të përmendet se Kukësi e mbylli me 10 lojtarë sfidën, pasi autori i golit, Daci u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 71, për një goditje që i dha Isenit.

Në javën e dytë, Kukësi luan në transfertë ndaj Vllaznisë, ndërsa Tirana përballet me Egnatian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy