Partizani ka fituar miqësoren e parë, para ndeshjeve në Europë. Të kuqtë e drejtuar nga Zoran Zekic, mposhtën minimalisht Strugën, në ndeshjen e zhvilluar në Pogradec, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Goli i vetëm i takimit, u shënua nga Alfred Mensah në minutën e 65-të. Kështu trajneri Zekic, e nis me fitore, aventurën e tij në stolin e kampionëve të Shqipërisë. Kjo ishte miqësorja e parë për Partizanin, që do të luajë edhe dy takime të tjera, para ndeshjes në turin e parë në Champions League, ndaj Bate Borisov, e cila është planifikuar më 11 korrik dhe do të transmetohet në MCN TV.



