
Liverpool u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti 0-2 Wolves. Një fitore shumë e rëndësishme, për të synuar katër vendet e para.
I lumtur për këtë fitore u shfaq edhe trajneri Jurgen Klopp. Tekniku gjerman deklaroi se i pëlqeu loja e skuadrës së tij, ndërsa u kthye edhe te ndeshja me Real Madrid, ku tha se spanjollët i dhanë një goditje të rëndë.
E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Ne e kontrolluam lojën në shumë momente. U nxituam në disa raste të krijuara në pjesën e parë.
Në të dytën gjetëm ritmin tonë. Duhet të qëndronim solidë në mbrojtje dhe të vazhdonim të krijonim raste goli.
Në përgjithësi, më pëlqeu puna e skuadrës në aspektin mbrojtës. Mesfusha ishte e bashkuar. Fituam shumë duele.
Alisson nuk kishte nevojë për pritje spektakolare, ky është një aspekt pozitiv. Pësuam një goditje të rëndë ndaj Real Madrid. Ndaj Wolves ishim më të ekuilibruar, duhet të vazhdojmë përpara në këtë mënyrë.



