Douglas Costa largohet nga Juventusi

Douglas Costa largohet nga Juventusi

  Huazimi tek Gremio do ta bënte xhiron e fundit në muajin qershor por Juventusi ka menduar ti ofrojë një mundësi ndryshe Douglas Costas .  Problemet fizike në vitet e fundit e kanë mbushur kupën dhe italianët kanë aprovuar një tjetër huazim të mesfushorit , këtë herë në Major League Soccer .

 Los Angeles Galaxy , një ndër më të fortat e kampionatit amerikan do të shijojë prezencën e 31 vjeçarit që do të shpalosë potencialin deri në 30 qershorin vijues , atëherë kur do të finalizohet periudha e huazimit dhe të përgatitet sa më mirë për vijimësinë . 

Ishi i Bayern Munchen e ka pranuar pa e menduar dy herë këtë destinacion sepse ky kampionat ka fituar shumë pikë në vitet e fundit duke rezultuar streha e shumë lojtarëve të njohur që kanë bërë bujë në të kaluarën në Europë. 

Kontrata me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ merr fund  në 30 qershorin e 2023-shit por  bardhezinjtë nuk kanë dhënë asnjë sinjal për vijimin e  Douglas Costas në ‘’ Allianz Stadium ‘’ dhe mënyra  më korrekte për tu përshëndetur me të është garantimi i një tjetër ambjenti ku do të mund të vijojë rrugëtimin  .

Eksperienca e fituar   tek Shakhtar Donetsk ,  Bayern Munchen dhe së fundmi tek torinezët, pavarësisht se konsiderohet e pakrahasueshme  me Major League Soccer ,sido që të rrjedhin ngjarjet  për Diego Costan do të jetë një provë interesante  duke ditur se ka shërbyer si trampolinë për shumë yje të së kaluarës që e kanë finalizuar me sukses karrierën.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy