
Prej vitesh një ndër dëshirat e Florentino Perezit vijon të jetë transferimi i Kylian Mbappes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Manjati spanjoll gjithmonë është treguar i gatshëm ta arrijë këtë objektiv , edhe pse do të jetë e vështirë sepse sulmuesi do të jetë i lidhur me ‘’ Parque de Princen ‘’ deri në qershorin e 2025-sës .
Sipas zërave të fundit, flitet që ishi i Monacos mund të lërë kryeqytetasit për 200 milionë euro, shifër e cila konsiderohet e kripur por vendimi i takon numrit një të ‘’ Galaktikëve ‘’, personazh shumë i rëndësishëm në historinë e gjatë të suksesit të tyre .
Dihet tashmë se Karim Benzema është drejt fundit të karrierës dhe e përfundon kontratën në 2024-tën, arsye e cila i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Real Madridit për të siguruar shërbimet e një ndër lojtarëve më të mirë në qarkullim.
24 vjeçari mbetet ëndërra në sirtar e Florentino Perezit, president që e ka treguar edhe në të kaluarën se është i gatshëm të bëjë gjithçka për arritjen e objektivave , tek një skuadër ku janë transferuar shumë lojtarë të njohur që kanë lënë gjurmë dhe sigurisht në çdo merkato tentohet përmirësimi i vazhdueshëm .



