
Klubi i Partizanit ka njoftuar se trajneri Klevis Dalipi nuk do të vijoj të jetë në drejtimin e ekipit të parë për sezonin e ri. Dalipi i cili udhëhoqi skuadrën sezonin që u mbyll, është pjesë e Partizanit që nga viti 2013 dhe do të vijojë të jetë pjesë e strukturave të 15-të herë kampionëve të vendit. Klubi falenderon Dalipin për kontributin e dhënë, si këtë sezon ashtu dhe më parë, dhe i beson punës së tij për vazhdimësinë në ekipet e klubit.
Menjëherë drejtuesit e kuq kanë gjetur zëvëndësuesin që do të drejtojë skuadrën për sezonin e ri.
Bëhet fjalë për një emër të njohur, i cili është Skënder Gega.
Presidenca e kuqe ka vendosur ti besojë Gegës projektin e ri që do të startojë që në ndeshjet e Kupave të Europës ku Partizani do të marrë pjesë falë përjashtimit të Skënderbeut.
Ndërkohë, tek të kuqtë është larguar zyrtarisht dhe mbrojtësi Blerim Kotobelli.
Klubi vendosi të mos ekzekutoj opsionin për të rinovuar kontratën edhe për një tjetër vit me mbrojtësin 25 vjeçar, i cili nuk do të vijoj të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit.



