
Nuk ka qetësi për Romelu Lukakun këtë sezon. Sulmuesi u rikthye në fushë në mesjavë ndaj Viktoria Plzen, teksa mungonte nga muaji gusht.
Megjithatë, lojtari është rikthyer sërish në infermieri dhe këtë e ka bërë të ditur vetë klubi ziklatër nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku thuhet se Lukakut i është hapur plaga e mëparshme.
Njoftimi i klubit:
Romelu Lukaku hyri në një ekzaminim klinikal këtë mëngjes në Insitutin Humanitar në Rozzano. Ekzaminimet treguan një hapje të plagës së mëparshme në tendinën e kofshës së majtë. Gjendja e lojtarit do të rishikohet në ditët në vazhdim.



