Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi në ndeshjen e parë të La Liga-s. Madrilenët u ndalën në transfertë nga Villarreal, me rezultatin 2-2.
Vendasit kaluan në avantazh me Danjuma në minutën e 18-të, por vetëm dy minuta më vonë Llorente barazoi shifrat.
Një autogol i Koke në minutën e 37-të, i dha sërish avantazhin skuadrës së Villarreal.
Megjithatë Sorloth riktheu sërish baraspeshën në fund të pjesës së parë, ndërsa rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me skuadrat që ndanë nga një pikë.



