I zgjedhuri i Guardiolas për sulmin

I zgjedhuri i Guardiolas për sulmin

  Ditët e fundit emri i sulmuesit Raheem Sterling është lidhur ngushtë me Real Madridin .  Anglezi  mbetet favorit për repartin e avancuar të spanjollëve dhe Manchester City  kërkon ti paraprijë largimit të mundshëm të tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’  .  Pep Guardiola tashmë e ka bërë  zgjedhjen e tij . Flitet për  Jadon Sanchon  i cili është rritur në kategoritë inferiore të bardhekaltërve përpara se ti ngjiste shkallët  e suksesit tek Borussia Dortmundi .   Me ndërhyrjen e Manchester City-t , Manchester United e ka marrë sinjalin sepse prej kohësh pretendon 21 vjeçarin por me këtë interes rrugët për të mbërritur tek anglezi do të vështirësohen. 

Edhe pse ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ruajnë një avantazh të lehtë për Jadon Sanchon gjithçka mund të ndodhë sepse flitet për një skuadër që e ka arritur kulmin e vet këtë vit duke u bërë pjesë e finales së Champions Leagues për herë të parë në histori  . Pa diskutim që ky hap  thekson  një sukses më vete dhe pritet  të vlerësohet nga nxënësi i Edin Terzic  pa harruar  se impakti i Manchester United nuk ka nevojë për koment  .  Ky operacion do ti japë startin  një tjetër derbi britanik dhe duke qenë se flitet për dy kocka shumë të forta për tu kapërdirë , e ardhmja e Jadon Sanchos bëhet  më interesante . Në 34 ndeshjet me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ mesfushori i talentuar ka  shënuar 12 gola dhe 15 asiste  për shokët e tij , statistika  që e kanë mbajtur në rrugën e një largimi të mundshëm nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’ në verë .   

Në lidhje me gjermanët , këta të fundit janë  koshientë se duhet të riparojnë me çdo kusht anën ekonomike dhe vetëkuptohet se duhet të përfitojnë nga interese të tilla për ti dhënë frymëmarrjen e duhur arkave .  Jadon Sancho është shëndërruar në një ndër talentët më të mëdhenj të futbollit  dhe nuk kishte se si gjigandët e kontinentit të vjetër mos të shprehnin interes për të .

Duhet pritur edhe pak kohë për të parë se çfarë përmase do të marrë kjo çështje  por një gjë është e sigurtë se nëse mesfushori nga Camberwell do të marrë iniciativën për tu transferuar në Premier League do të ketë privilegjin absolut për të ndjekur ëndërrën e të fituarit të trofeve me peshë në arenën europiane .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy