Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e Superiores, të vlefshme për javën e 33-të.
Vllaznia kryeson 1-0 në transfertë ndaj Egnatias. Vendos goli i shënuar nga Smajli në minutën e 38-të.
Vlen të theksohet, se rrogozhinasit luajnë me 10 lojtarë nga minuta e 11-të, pasi Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 11-të.
Në avantazh e ka mbyllur pjesën e parë edhe Teuta ndaj Kukësit, falë golit të shënuar nga Klejdi Daci në minutën e 46-të.



