4 lojtarët që nuk llogariten nga Conte

4 lojtarët që nuk llogariten nga Conte

Problemi ekonomik  i Interit ka impulsuar lëvizjet  drejtuesve për ti treguar daljen 4 lojtarëve që nuk përbëjnë më rëndësinë e mëparshme për Antonio Conten .  Ky investim i hap rrugë rikuperimit të financave . Zgjedhja e numrit një të solit  janë lojtarët me paga të larta që nuk kanë kontribuar mjaftueshëm tek zikaltërit pavarësisht shpalljes kampionë në Itali . Sipas Corriere Dello Sport largimet parashikohet se do ti gjenerojnë  40 milionë euro , shumë që do të përdoret për të afruar të tjerë në merkato .  Lista kryesohet nga Alexis Sanchez .  Kiliani është aktivizuar më pak në krahasim me sezonin e kaluar dhe nuk ka mundur ta justifikojë rrogën e tij . Për 32 vjeçarin mendohet largimi nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ sepse  7 gola  në 37 ndeshje janë shumë pak për nivelin e tij    . 

Pas tij renditet bashkombasi Arturo Vidal .  Problemet e shumta fizike nuk e kanë lejuar  të pasqyrojë vlerat dhe  gjithashtu ka munguar në ndeshje kyçe .  33 vjeçari entuziazmoi tifozerinë zikaltër me mbërritjen në Milano por loja e vakët e justifikon largimin e kilianit .  I treti në listë është Christian Eriksen .  Danezi e ka rritur  nivelin në krahasim me sezonin e kaluar por nuk e ka bindur trainerin 51 vjeçar për qëndrimin e mëtejshëm . Ishi i Tottenham Hotspurit është ndër më të paguarit dhe prej kohësh flitet  se largimi gjatë verës është  një fakt .

Lista mbyllet me Ivan Perisic.   Pavarësisht se Antonio Conte beson tek 32 vjeçari , përballë problemeve ekonomike drejtuesit mendojnë se mund të çlirojnë  ngërçin me largimin e ishit të Dortmundit  . 

Një aspekt avantazhues  është paga e lartë e ish finalistit të Botërorit me Kroacinë sepse në Milano kërkohet të mos devijohet nga rruga e bërë  e cila është arritur me shumë djersë .  Eksperienca e lojtarëve të sipërpërmendur parashikohet se nuk do ti lërë shumë gjatë në pritje dhe do ti hapë dritën jeshile për tu bërë pjesë e të tjera projekteve ambicioze .

      

          

 

 

 

         

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy