
Veteranët e futbollit të Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ndeshjen vëllazërore mes dy ekipeve, do të ketë ish-futbollistë të spikatur nga të dyja përfaqësueset dhe do të luhet më 28 nëntor, në orën 11:30.
Në listën e lojtarëve kuqezi të ftuar për këtë ndeshje janë emra që kanë bërë histori me fanellën kuqezi e që kanë luajtur me Kombëtaren shqiptare si Blendi Nallbani, Ilir Bozhiqi, Elvis Sina, Geri Çipi, Ervin Fakaj, Hysen Zmijani, Armend Dallku, Debatik Curri, Luan Pinari, Bajram Fraholli, Ardian Mema, Ilir Alliu, Gilman Lika, Redi Jupi, Latif Gjondeda, Eqerem Memushaj, Fjodor Xhafa, Fatbardh Jera, Agustin Kola, Migen Memelli, ndërsa në stol në rolin e trajnerit do të jetë ish-futbollisti i njohur, Sulejman Mema.
Në fund të ndeshjes do të dorëzohet edhe një trofe simbolik për ekipin fitues.



