Këshilla e Modric për Real Madridin

Këshilla e Modric për Real Madridin

Sezoni 2022-2023 me shumë siguri do të jetë i fundit në karrierën e Luka Modric . Kroati ka fituar gjithçka  gjatë eksperiencës me Real Madridin, falë të cilit është shëndërruar në një ndër mesfushorët më të mirë në botë.

Por çdo fillim e ka një fund dhe ai i nënkampionit të botës është shumë afër. 

Megjithatë në sajë të dashurisë për këtë klub , Luka Modric kërkon të tërhiqet në formën më të mirë dhe së fundmi i ka propozuar drejtuesve të ‘’ Galaktikëve ‘’ të transferojnë bashkpatriotin Lovro Majer i cili prej shumë kohësh tashmë konsiderohet trashëgimtari i ishi-t të Tottenham Hotspurit.

24 vjeçari ka spikatur tek modestët e Rennes dhe sipas ‘ Defensa Central ‘ madrilenët nuk e përjashtojnë një ofertë p֝ër talentin .

Duke qenë se është një lojtar me të ardhme , Manchester United dhe Bayern Munchen janë gjithashtu kandidatë potencialë për Lovro Majer për të cilin parashikohet një e ardhme e ndritur në kontinentin e vjetër .

Kush më mirë se Luka Modric mund ta kuptojë këtë pozicion, lojtar që është shumë afër varjes së këpucëve në gozhdë dhe Real Madridit i duhet të gjejë patjetër një zëvëndësues ideal pa mënjanuar edhe fuqizimin e pozicioneve të tjera me objektivin e të qënit në të njëjtin stad edhe në vijimësi .

Fitimi i La Ligas dhe Champions Leagues dhanë për të kuptuar se me Carlo Ancelottin në stol çdo rival duhet të bëjë shumë kujdes sepse është një ndër trainerët më të mirë në glob dhe ‘’ Los Merengues ‘’ kanë fatin të drejtohen nga ishi i Milanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy