Ronaldon nuk e mbajnë nervat, godet me shpullë kundërshtarin (VIDEO)

Ronaldon nuk e mbajnë nervat, godet me shpullë kundërshtarin (VIDEO)

Cristiano Ronaldo u fut mbrëmjen e djeshme në histori, pasi me dy golat e shënuar ndaj Irlandën, jo vetëm i dha fitoren kombëtares së tij, por arriti edhe një shifër rekord.

Sulmuesi 36-vjeçar, shkoi në kuotën e 111 golave me kombëtaren, si asnjë lojtar tjetër në të kaluarën, duke kaluar kështu Ali Daei.

Megjithatë portugezit mund të mos e kishte këtë mundësi, për të thyer rekordin, në rast se arbitri i ndeshjes do kishte qenë më i vëmendshëm gjatë një episodi në minutën e 14-të.

Gjatë kohës kur Ronaldo po përgatitej të gjuante penalltinë, mbrojtësi O’Shea ia largoi topin nga pika e bardhë dhe në këto momente sulmuesi i Portugalisë del nga vetja dhe e godet me shpullë.

Arbitri nuk e pa këtë episod, pasi në rast se do e shikonte atëherë gjesti i Ronaldos do konsiderohej si antisportiv dhe rrezikonte kartonin e kuq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy