
E ardhmja e Jude Bellingham tek Borussia Dortmund nuk është aspak e garantuar sidomos pas hyrjes në luftë të skuadrave me emër . Me vetëm 18 vite mbi supe anglezi ka impresionuar tek gjermanët duke i ngritur dukshëm vlerat e tij dhe tashmë do ti duhet të analizojë interesin e Manchester City , Liverpool dhe Manchester United të cilat sipas ‘’ The Sun ‘’ do të zhvillojnë një tjetër supersfidë midis tyre.
Profili i tij është mjaft shpresëdhënës sepse ka ditur të adaptohet në një skuadër me kërkesë të lartë llogarie si ‘’ Verdhezinjtë ‘’ të cilët as që e mendojnë largimin e yllit të tyre nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’.
Për të evituar ndonjë pakënaqësi gjatë rrugës , gjermanët kanë marrë iniciativën dhe në ditët vijuese parashikohet se do ti vënë kapakun kësaj çështje duke e deklaruar jo të transferueshëm .
Shitja e Jadon Sanchos i ka shërbyer si leksion Borussia Dortmundit për të kuptuar se duhet të sigurojë qëndrimin e yjeve sepse pavarësisht se do të jenë të kënaqur nga ana ekonomike mund të hasin ngërçe gjatë sezoneve sepse kampionati dhe Champions League kërkon një impenjim maksimal dhe figura të tilla konsiderohen si një shtysë për arritjen tek suksesi .
7 takimet e para të sezonit kanë treguar se Jude Bellingham është shumë i rëndësishëm për ecurinë e Borussia Dortmundit dhe besimin e numrit një të pankinës e ka justifikuar me 2 gola.



