
Kategoria e Parë ka hyrë në një fazë tejet interesante të sezonit. Skuadrat vazhdojnë përgatitjet, për ndeshjet e javës së 22-të, e cila është ndarë në tre ditë.
Luzi-Lushnja dhe Apolonia-Burreli, ngrenë siparin ditën e premte, me të dyja ndeshjet që do të luhen në orën 15:00.
Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë te supersfida mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, e planifikuar të luhet ditën e shtunë në orën 15:00, në të njëjtin orar me ndeshjen Besëlidhja-Tomori.
Java e 22-të mbyllet të dielën, kur do të luhen dy sfidat e fundit, Turbina-Dinamo dhe Korabi-Oriku.
Ndeshjet e javës së 22-të:
Të premten, ora 15:00
Luzi-Lushnja
Apolonia-Burreli
Të shtunën, ora 15:00
Flamurtari-Skënderbeu
Besëlidhja-Tomori
Të dielën, ora 15:00
Turbina-Dinamo
Korabi-Oriku



