Gjilani mposht Dritën në derbi, Prishtina “poker” golash Feronikelit

Gjilani mposht Dritën në derbi, Prishtina “poker” golash Feronikelit

U luajtën ditën e sotme 3 ndeshjet e fundit për javën e gjashtë në Superligën e Kosovës. Gjilani mposhti Dritën në derbi, teksa triumfoi 0-1. Ishte Gerhard Progni, i cili me një supergol nga goditja e dënimit, zhbllokoi sfidën në minutën e 66-të, ndërsa Kelmendi me golin e tij në minutën e 89-të, vulosi shifrat në 0-2.

Kjo është fitorja e dytë për Gjilanin në këtë sezon, teksa tashmë e sheh veten në vendin e 5-të me 9 pikë, 2 pikë më pak se Drita dhe Drenica që qëndrojnë sipër tyre.

Ballkani vazhdon të mos njohë humbje, ndonëse ditën e sotme nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Malishevës në transfertë. Pikërisht këto dy skuadra ndajnë edhe dy vendet e para të renditjes.

Ndërkohë Prishtina shkatërroi me shifrat 0-4 Feronikelin. Golat e Krasniqit, Kryeziut, Otto John dhe Tolajt, i dhanë fitoren kryeqytetasve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy