Tottenhami, në garë për Viktor Gyokeres

Tottenhami, në garë për Viktor Gyokeres

 Sulmuesi i Sporting Lisbonës Viktor Gyokeres prej kohësh vijon të konsiderohet një ndër më të spikaturit në Europë.

Suedezi ka arritur shifra shumë shpresëdhënëse, si në sezonin e kaluar ashtu edhe në aktualin dhe një tjetër pretendent në Premier League ka nisur ofensivën për shërbimet e tij.

Pas Chelseat, Tottenham Hotspuri dëshiron ta ketë pjesë në të ardhmen pasi është një lojtar shumë produktiv, fakt që konfirmohet me 11 gola në 8 sfidat e deritanishme.

26 vjeçari e ka rritur ndjeshëm vlerën në merkato, e cila momentalisht i arrin 100 milionë eurot në sajë të kontributit të dhënë tek ekipi kryeqytetas.

Jo vetëm kapaciteti në metrat e fundit por tek Viktor Gyokeres vihet re edhe mënyra se si e interpreton lojën, e cila e bën edhe më të dëshiruar nga ekipet e famshme.

Duhet riktheksuar se me largimin nga ‘’ White Hart Lane ‘’ të Harry Kanes, ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kanë mbetur disi të varfër në ofensivë dhe traineri Ange Postecoglou i ka kërkuar drejtuesve një lojtar që jep garanci për vijimësinë.

Ishi i Coventry City-t ndër të tjerë është në një moment shumë të rëndësishëm në karrierë, për të cilin po sfidojnë njëri-tjetrin shumë pretendentë dhe mbetet për tu parë se kush do të dalë i fituar në fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy