Thiago Silva, mund të largohet nga Chelsea në merkaton e verës. Ndonëse rinovoi kontratën në muajin shkurt, mbrojtësi brazilian mund të ndryshojë ekip.
Sipas raportimeve të “Globo Esporte”, 38-vjeccari nuk ndihet i lumtur në Londër dhe po mendon të largohet.
Klubi brazilian, Fluminense ka shfaqur interes serioz, për ta transferuar Silvën ne merkato. Presidenti i Fluminenses, Mario Bittencourt dhe ish-sulmuesi Fred kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Silvës dhe po mundohen ta bindin ish-futbollistin e Milanit dhe të Paris Saint-Germinit që t’i bashkohet klubit të fëmijërisë para pensionimit të tij.



