Çekia u eliminua nga Europiani, pasi e mbylli në vendin e fundit Grupin F. Kombëtarja çeke u mposht nga Turqia me rezultatin 2-1, me golin e fitores që u shënua vetëm në fund të takimit.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në minutën e 52-të, Calhanoglu i dha avantazhin turqve.
Soucek barazoi shifrat në minutën e 66-të, ndërsa në fund një gol i Tosun në minutën e 94-t, i dha fitoren Turqisë, që kalon grupin si e dyta me 6 pikë.



