Longo: Nesër na duhet fitorja, Dinamo është në presion

Longo: Nesër na duhet fitorja, Dinamo është në presion

Trajneri i Kukësit, Diego Longo ka folur para mediave, në prag të sfidës, që skuadra e tij do të luajë nesër ndaj Dinamos. Për këta të fundit, tekniku i verilindorëve tha se janë në presion, për shkak të investimeve të bëra, ndërsa në fund shtoi se ekipi i tij duhet të fitojë dhe të marrë 3 pikët.

“Dinamo është ngjitur këtë vit, por ka traditë. Ka një ekip të mirë. Është një ekip që pretendon titullin kampion, por aktualisht është në presion. Nëse nuk fiton nesër, do jetë një problem për ta pasi kanë bërë investime të mëdha.

Për sa i përket presionit të jashtëm, ata janë të detyruar të fitojmë. Ne jemi të detyruar të fitojmë vetëm për shkak të mentalitetit që kemi. Nuk ka më alibi. Duhet të bëjmë mirë dhe të kemi rezultate pozitive. Kjo është ajo që duhet të bëjmë”, u shpreh Longo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy