
Rënia e theksuar e rendimentit të Ter Stegen e ka vënë në pikpyetje vijimin në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe drejtori sportiv Mateu Alemany i ka hedhur sytë tek merkatoja.
Luis Maximiano mbetet një ndër favoritët për tu transferuar në Katalunjë pasi është duke lënë gjurmë tek Granada, ekip ku i tregoi shumë shpejt aftësitë .
23 vjeçari konsiderohet emblemë jo vetëm tek ‘’ Los Nazaries ‘’ por renditet ndër më të mirët e La Ligas dhe sigurisht revolucioni i ‘’ Los Cules ‘’ ka nevojë për lojtarë kualitativ.
Portugezi ka marrë shumë duartrokitje në ‘’ Los Carmenes ‘’ dhe pas dere tashmë po pret edhe Juventusi që pretendon të rifutet në shinat e suksesit .
Barcelona s’do ta ketë aq të lehtë sepse ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është një destinacion që garanton trofe në të ardhmen por Barcelona ka vendosur për Luis Maximianon dhe do të japë 100 % në merkaton vijuese për ta transferuar në Katalunjë.
Ky objektiv do të varet nga situata e Ter Stegen i cili është distancuar nga vlerat e shfaqura në të kaluarën dhe humbja e kohës konsiderohet një minus për Xavi Hernandez i cili pak e nga pak po adaptohet në pankinën e kuq e bluve dhe shpreson se eksperienca dhe nxënësit e tij do ti dhurojnë një të ardhme ndryshe ekipit të zemrës .
Ndërhyrjet në merkaton e janarit kanë filluar të japin efekt por për tu shëndërruar në një skuadër elite, kësaj Barcelone i mbetet edhe shumë punë për të bërë .
Ishi-t të Sporting Lisbonës i ka mjaftuar vetëm një sezon për të treguar aftësitë dhe spanjollët kanë trokitur në derën e tij në një moment ideal duke evidentuar rezultatin e të gjithë atyre viteve përkushtim dhe sakrifica të luzitanit.



