Presidenti i Barcelonës thirrje tifozëve: E prisnim këtë situatë, por mos dyshoni te ne

Presidenti i Barcelonës thirrje tifozëve: E prisnim këtë situatë, por mos dyshoni te ne

Barcelona u mposht ditën e djeshme nga Bayern Munich në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League, me rezultatin 0-3. Përveç rezultatit, te tifozët katalanas la një shije të keqe edhe loja e skuadrës së tyre, që nuk gjuajti asnjëherë në portën kundërshtare.

Pas kësaj, ka reaguar edhe presidenti i Barcelonës, i cili thotë se e prisnin këtë situatë në skuadër, por më tej kërkon mbështetjen e tifozëve, duke u shprehur i bindur se do e kalojnë.

“Unë jam po aq i frustuar dhe i mërzitur si të gjithë ju. Mund t’iu them se ajo që po ndodh është situatë të cilën e kemi pritur. Kërkoj durimin tuaj dhe vazhdoni të mbështesni ekipin tonë. Gjithashtu kërkoj që ju të keni besim te ne, njerëzit që drejtojmë klubin. Kemi nevojë për besimin dhe kohën tuaj dhe mos dyshoni për zgjidhjen e situatës.“, tha Laporta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy