Humbja me Vllazninë, Deliallisi: Ishte ndeshje me dy tablo

Humbja me Vllazninë, Deliallisi: Ishte ndeshje me dy tablo

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas humbjes me Vllazninë.

Sipas tij, ishte një ndehsje me dy tablo, me pjesën e parë që foli për shkodranët, ndërsa në të dytën Erzeni dominoi.

Deliallisi deklaroi se është e patolerueshme që në fushën e Erzenit, kundërshtari të jetë më agresiv.

Nuk e nisëm mirë lojën, e dorëzonim topin shumë shpejt. Kundërshtari na rrezikonte pas humbjes së topave. Në pjesën e dytë foli çdo gjë për ne. Kishim më shumë raste se Vllaznia. Të vjen keq që ndëshkohemi nga një episod. Nuk mund të akuzoj asnjë. Kur humbasim, humbasim të gjithë.

Në këtë moment që flasim, e rëndësishme është të marrim pikët. Nuk ka rëndësi si luajmë. Entuziazmi nuk mungon, grupin e kemi shumë të mirë. Formacionin e ndërtojmë në bazë të kundërshtarit. Sulmuesi i afruar është i një niveli të mirë, për shkak të skuadrave ku ka luajtur. Kjo u pa edhe kur u fut në fushë, me rastet e krijuara.

Vuajtëm sepse e dorëzonim topin shumë shpejt. Është e patolerueshme, që të luajmë në shtëpinë tonë dhe kundërshtari të ketë më shumë agresivitet se ne. Paul po humbiste shumë topa. Unë mendoj se sulmuesi maroken mund të bëjë shumë më shumë, sepse ka kualitet. Jam i kënaqur me pjesën e tij. Nuk jam dakord që ishte një ndeshje e dobët, por ishte ndeshje me dy tablo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy