
Merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme për Interin , ekip i cili po kalon një periudhë jo të mirë në aspektin ekonomik dhe largimet nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ konsiderohen të domosdoshme. Një ndër kandidatët që mund ta finalizojë eksperiencën me zikaltërit është Andre Onana, për të cilin Manchester United ka treguar interes. Drejtuesit kanë përcaktuar 40-50 milionë euro për largimin e gardianit nga Kameruni dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të tentojnë ta transferojnë në ‘’ Old Trafford ‘’. 20 herë kampionët e Premier Leagues kanë ndërmarrë këtë iniciativë për arsye se nuk është arritur ende në një marrëveshje për rinovimin e kontratës së David De Geas dhe ishi i Ajax Amsterdamit prej kohësh vijon të tregojë vlerat me finalistët e Champions Leagues në sezonin e shkuar. Nëse negociatat do të përfundojnë me sukses, 27 vjeçari do të shëndërrohej në një ndër shitjet më të shtrenjta në historinë e Interit , i cili do ti bashkohej gjigandëve të Anglisë dhe jo vetëm. Objektivi i drejtuesve është rikthimi i Manchester United tek suksesi dhe natyrisht gjatë merkatos së veres do të jepet maksimumi për të përballuar një sezon, i cili parashikohet si gjithmonë tejet kompetitiv dhe me të papritura.



