Vajushi nuk ndalet, tund sërish rrjetën në Rumani (VIDEO)

Vajushi nuk ndalet, tund sërish rrjetën në Rumani (VIDEO)

Armando Vajushi vazhdon të shkëlqejë në Rumani, aty ku aktivizohet me skuadrën e Petrolul në Liga 2.

Futbollisti shkodran ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, në fitoren 0-3 që Petrolul mori në transfertë ndaj Viitorul Tg. Jiu.

Ishte pikërisht Vajushi që hapi serinë e golave për skuadrën e tij, teksa në minutën e 57-të, me një gjuajtje të bukur brenda zone e ndali topin në fundin e rrjetës.

Vlen të theksohet se ky është goli i dytë radhazi në kampionat për Vajushin, që shënoi edhe 4 ditë më parë ndaj Csikszereda.

29-vjeçari konfirmon se është duke kaluar një formë shumë të mirë dhe shpreson të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen, për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy