Arteta do të qëndrojë tek Arsenal

Arteta do të qëndrojë tek Arsenal

 Eliminimi në gjysëmfinalet e Europa Leagues nga Villareali nuk ka ndikuar në qëndrimin e Mikel Artetas tek Arsenali .  Drejtuesit e ‘’ Topchinjvë ‘’ kanë vendosur të besojnë tek  spanjolli  edhe për sezonin e ardhshëm . Vendimi duket paksa befasues sepse kryeqytetasit janë shumë larg objektivave sepse  janë të 10-tët në Premier League dhe është gati e pamundur që të bëjnë diçka në 4 javët e mbetura . Të besuarit e Mikel Artetas janë 9 pikë larg vendit të 5-të që ruhet nga West Hami dhe do ti duhet ti fitojnë të 4 ndeshjet duke shpresuar në hapat fals të rivalëve direkt . 

Kjo gjëndje kolapsi e detyron presidencën londineze për ta vënë fokusin në merkato ku do të tentojnë blerje me emër për të mos hasur të njëjtat vështirësi në sezonin tjetër  .  Në lidhje me portën Mikel Arteta kërkon zëvëndësues të kalibrit për Bernd Lenon dhe pëlqen  Andre Onana-n e Ajaxit .  Duke qenë se e ardhmja e Bellerin nuk është e sigurtë në ‘’ Emirates ‘’ Arsenali nuk e ka shkëputur vëmëndjen nga   Emerson Royal për të cilin do ti duhet të rivalizojë me  Paris St Germain  .

Në mesfushë prezenca e Martin Odegaard i ka bërë shumë punë Arsenalit  dhe Mikel Arteta  ka informuar  drejtuesit se duhet ti krijojnë terrenin e përshtatshëm për qëndrimin  në Londër. Alternativa e fundit është mesfushori i Borussia Dortmundit Julian Brandt . Këto  lojtarë theksojnë një koefiçent  të lartë vështirësie por Arsenali do ti luajë të gjitha kartat për të harruar të tashmen dramatike .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy