Java e tretë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ka regjistruar një numër të lartë golash. Plot 18 gola të shënuar në 6 ndeshje të zhvilluara ditën e sotme.
Shkëndija e Tetovës ka zhgënjyer sërish në kampionat, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 3-3 ndaj Bregalnica në transfertë. Pas 3 xhirove të para, tetovarët ende nuk njohin fitore në kampionat, teksa kanë regjistruar 2 barazime dhe 1 humbje.
Shkupi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, pasi ditën e sotme ka mposhtur 0-2 në transfertë Pelisterin. Fitore me të njëjtin rezultat ka korrur edhe Renova, që ka mposhtur Borecin.
Makedonija GP ka shkatërruar me shifrat 5-1 Skopjen, ndërsa Akademija Pandev ka fituar 0-2 ndaj Tikves. Sfida mes Rabotnickit dhe Strugës është mbyllur në barazim pa gola.



