Napoli hedh sytë tek Massimiliano Allegri

Napoli hedh sytë tek Massimiliano Allegri

 Massimilliano Allegri kërkon të rikthehet edhe më i fortë në pankinë . Pas largimit prej  disa kohësh italiani është tentuar nga Real Madridi për arsye se Zinedine Zidane është me një këmbë larg ‘’ Santiago Bernabeut ‘’. 53 vjeçari  ka fituar shumë pikë sidomos me dominimin e Juventusit në të gjitha sferat në Calcio dhe orët e fundit sipas portalit ‘’ Juvefc ‘’   Napoli ka treguar interes për të.   Por as nga Premier League nuk kanë munguar ofertat për Massimiliano Allegrin . 

Tottenham Hotspuri kërkon të kthejë faqe pas dështimit  me Jose Mourinhon  dhe  vetë presidenti Daniel Levy ka kontaktuar për t’ia mbushur mendjen të transferohet në ‘’ White Hart Lane ‘’ .   S’duhet anashkaluar as opsioni i Juventusit që ka marrë më tepër forcë sidomos pas fitimit të kupës që nuk i la me duar bosh  bardhezinjtë . Në ‘’ Allianz Stadium ‘’ Massimilliano Allegri  do të kujtohet gjatë por edhe  projekti i napolitanëve shikohet si shumë ambicioz . 

Dështimi i Gennaro Gatussos e ka detyruar  presidentin Aurelio Di Laurentis të përqëndrohet tek ky profil sepse karakteri fitues dhe sidomos eksperiencat e mëparshme të trainerit nga Livorno e bëjnë Napolin të shpresojë për arritjen e sukseseve në Itali dhe më gjerë .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy