
Salernitana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Venezian, në duelin direkt për mbijetesën.
Skuadra ku aktivizohet mbrojtësit shqiptar, Frederic Veseli, falë rezultateve të shkëlqyera, i largohet “zonës së ftohtë” pas një periudhe të gjatë.
Bonazzoli në minutën e 7-të dhe Verdi në minutën e 67-të, ishin autorët e golave për fitoren e Salernitana ndaj Venezias.
Me këtë triumf, skuadra e Davide Nicola, ngjitet në vendin e 17-të me 29 pikë, duke lënë pas 3 skuadra si Cagliari, Genoa dhe Venezia.



