
Ecuria e shkëlqyer me Feyenoordin , e ka shëndërruar Santiago Gimenezin në një opsion për repartin e avancuar të Real Madridit. Drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ prej kohësh po shqyrtojnë alternativa dhe argjentinasi i është bashkuar listës së gjatë të tyre. 22 vjeçari fitoi Eredivisien me ekipin nga Roterdami në sezonin e shkuar dhe me kalimin e kohës është shëndërruar në një ndër më të spikaturit e hollandezëve. Mungesa e efektivitetit nga Rodrygo e ka shqetësuar jo pak Carlo Ancelottin dhe italiani e konsideron Santiago Gimenezin një vlerë të shtuar tek ‘’ Los Merengues ‘’ në metrat e fundit. Performanca e deritanishme është shoqëruar me 10 gola dhe 2 asiste në 8 sfida , moment që nuk i ka shpëtuar drejtuesve të një prej ekipeve më të famshëm në glob.



