Karim Adeyemi, zbulon të ardhmen

Karim Adeyemi, zbulon të ardhmen

 Prej shumë kohësh e ardhmja e Karim Adeyemit tek Borussia Dortmundi vijon të diskutohet.

Sulmuesi vijon të lërë gjurmë tek ‘’ Verdhezinjtë ‘’, i cili duket se e ka marrë një vendim. 

Kontrata me ekipin nga Ruhr i përfundon në qershorin e 2027-tës i cili ka deklaruar se dëshiron transferimin në ‘’ Camp Nou ‘’. 

Objektivi i 24 vjeçarit lidhet me mosrinovimin e kontratës duke qenë se kalimi tek ‘’ Los Cules ‘’ mund të rezultojë i duhuri për karrierën. 

Spanjollët preferohen pothuajse nga çdo lojtar, duke qenë se janë një ekip elite, në çdo sezon pretendent për të fituar tituj. 

Tek Borussia Dortmundi ishi i Salzburgut e ka patur të vështirë ti arrijë majat dhe tanimë drejtuesit respektivë parashikohet se do të negociojnë për finalizimin e kësaj historie. 

Mënyra se si luan Karim Adeyemi i shkon përshtat asaj të ‘’ Blaugranëve ‘’ sepse është lojtar shumë efektiv në duelet një kundra një, cilësor në triblim dhe natyrisht bën diferencën në finalizim.

 Tek ish fituesit e Champions Leagues do të gjente një terren të përshtatshëm, ideal për të demostruar kapacitetin edhe pse rivaliteti vijon të jetë shumë i ashpër dhe gabimet kushtojnë shtrenjtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy